Skip to content

Pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë ku janë me mijëra persona të zhdukur, tërmeti shkund tjetër vend

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash dhe u vlerësua me magnitudë 6 sipas shkallës sizmike japoneze, me dridhje që mund të shkaktojnë dëme në banesa.

Pak sekonda para lëkundjeve, sistemi kombëtar i paralajmërimit u aktivizua, ndërsa telefonat e banorëve vendas lëshuan sinjale alarmi, duke anashkaluar edhe modalitetin e heshtjes.

READ MORE  Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

Dridhje të forta u ndjenë në Tokio, ku mobiljet u lëkundën dhe enët ranë nga vendi. Pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami, por ai u anulua vetëm pak minuta më vonë.

Published inNews