Skip to content

Ngjarje shokuese/ Gjyshja helmon vajzën dhe 4 nipërit e mbesat pasi babai i tyre fitoi kujdestarinë

Një grua 64-vjeçare e gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Mechanicville, New York, dyshohet se ka vrarë vajzën e saj dhe katër nipërit e mbesat, njoftuan autoritetet të enjten.

Trupat e Amy Steadman dhe vajzës së saj, Sarah Myers, 44 vjeç, u gjetën të martën në mbrëmje pasi një fqinj kërkoi një kontroll nga policia duke thënë se nuk e kishte parë Steadman prej disa kohësh dhe ishte i shqetësuar, deklaroi shefi i policisë së Mechanicville, William Rabbitt, në një konferencë për shtyp.

Pas përpjekjeve pa sukses për të kontaktuar Steadman, administrata e ndërtesës i lejoi oficerët të hynin në apartament.

“Kur hynë në banesë, gjetën gjashtë persona të vdekur”, tha Rabbitt.
Katër fëmijët e Myers, Harper Harmon, 13 vjeç, Hudson Harmon, 11 vjeç, dhe dhe Gracelynn Harmon, të dy 10 vjeç, ishin ndër viktimat.

Rabbitt tha se apartamenti ishte i Steadman dhe se Myers dhe fëmijët e saj jetonin në një apartament të veçantë në të njëjtën ndërtesë.

READ MORE  Do festonte ditelindjen, por gjeti vd*kjen! Nderron jete 23-vjecari

Ai shtoi se beson se familja kishte vdekur prej “disa kohësh” dhe se trupat nuk mund të identifikoheshin menjëherë për shkak të gjendjes së tyre. Identifikimi u bë pas autopsive të kryera të mërkurën.

Sipas tij, njëri nga fëmijët dyshohet se ka vdekur nga plagë të shkaktuara me mjet prerës. Hetuesit kanë gjetur gjithashtu prova që sugjerojnë helmim të qëllimshëm, përfshirë “shumë ilaçe me recetë dhe pa recetë”.

Rrethanat e shkakut dhe mënyrës së vdekjes së tyre mbeten ende të panjohura.

Një shënim i shkruar me dorë i gjetur në banesë “sugjeron fort se Amy Steadman ishte e përfshirë në vdekjet e tyre”, tha Rabbitt, duke shtuar se nuk ka prova për përfshirjen e një personi të jashtëm.

Steadman dyshohet se kishte filluar të ndiente mëri pasi babai i nipërve të saj, Brady Harmon, kishte marrë së fundmi kujdestarinë për dy muaj të fëmijëve e cila do të fillonte të mërkurën e ardhshme, raportojnë mediat e huaja.

READ MORE  Pasi braktisi PS, Marjana Koçeku sapo i bëri Edi Ramës atë të cilën ai as në ëndrra nuk e mendonte

Babai i fëmijëve jeton në Utah. Fëmijët merrnin mësime në shtëpi dhe nuk ishin të regjistruar në shkollë publike.

Babai, i cili nuk i kishte parë fëmijët që nga viti 2019, po përgatitej me entuziazëm për ardhjen e tyre në shtëpinë e tij në Utah, derisa policia i trokiti në derë për t’i dhënë lajmin tronditës të marten.

“Gjëra ndodhin, por jo diçka si kjo”, tha ai.
Harmon e akuzoi ish-bashkëshorten e ndjerë se i kishte mbajtur fëmijët larg tij dhe se i lejonte vetëm herë pas here komunikim përmes FaceTime.

Ai dëshiron t’i varrosë fëmijët në Utah.

“Dua t’i kem sa më larg të jetë e mundur nga nëna e tyre,” tha ai mes lotësh.
Autoritetet theksuan se gjithçka do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve, analizave toksikologjike dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Published inNews