Skip to content

Mesazhet kërcënuese? Ambasada Amerikane thyen heshtjen dhe nxjerr të vërtetën për … (Deklarata)

Ambasada e SHBA-së, në një reagim për Shqiptarja.com ka thënë se pretendimet e ngritura publikisht nga një i ri në protestën para Kryeministrisë, për marrjen e kërcënimeve në emër të këtij institucioni, janë plotësisht të pavërteta.

Reagimi i Ambasadës erdhi pasi protestuesi jo vetëm pretendoi për marrjen e kërcënimeve në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua publikisht këtij institucioni duke i thënë ‘kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp’.

LEXO MË SHUMË!  Ndodh e PAPRITURA/ Lajm i keq për të gjithë ata që kanë EURO, ja me sa këmbehet sot

Pyetja publike e tij për Ambasadën e SHBA-së, dukej se e forconte edhe më tej pretendimin e tij, se pas kërcënimeve të mundshme qëndronte selia e përfaqësisë amerikanë në Tiranë.

“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha protestuesi gjatë fjalës së tij në tubim, ç’ka nxiti edhe reagimin e vetë Ambasadës së SHBA.

LEXO MË SHUMË!  Nëna 22-vjeçare vr*t dy fëmijët e saj, pak para krimit i dërgoi babait video: Thuaju lamtumirë
Published inNews