Skip to content

Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Kush je ti që na drejton? (Video)

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në shesh, pas statujës së Heroit Kombëtar, gjendeshin edhe tifozët e Botërorit që janë rehatuar për të ndjekur ndeshjet. Por ‘qetësinë’ e përhershme e prishi zëri i një protestueseje me fëmijë në krahë që iu kundërvu aktivistit Arben Kola duke i kërkuar që protesta mos të vijonte më në rrugë kaq paqësore.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

READ MORE  “Është tentuar ekzekutimi në burg i një personazhi të njohur nga bota e krimit”/ Gazetarja zbulon detajet e rënda (Video)

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!
Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps. Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijoi drejt kryeministrisë, ndërsa Kola bënte thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

READ MORE  Gjermania SHOKON Botën me Vendimin e Ri për Orarin e Punës!

Ndërsa vajza vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

“Këta po na mbledhin dhe po na tallin!”, tha ajo.

Published inNews