Skip to content

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe në kuadër të riorganizimit të strukturave policore.

Sipas vendimeve të marra, Drejtues Ardrit Elmazi, i shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Po ashtu, Drejtues Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa Drejtues i Parë Xhevahir Karaj do të drejtojë Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

READ MORE  Lajm i keq për këdo që ka makinë, do tronditeni nga njoftimi urgjent: Ju hiqet patenta përgjithmonë nëse ...

Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Dibër, pas dorëheqjes nga posti me kërkesën e tij, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.Në kuadër të këtyre lëvizjeve janë bërë edhe emërime të tjera në nivele drejtuese lokale. Kryekomisar Idris Daulle është caktuar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Gjithashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

READ MORE  Edi Rama plas “bombën” për protestën e sotme/ Deklarata që po bën ‘zhurmë’ në rrjet!

Ndërsa në qarkun e Lezhës, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

Published inNews