Skip to content

Shpërthen KEQ Einxhel Shkira, nuk lë gjë pa thënë ndaj kryeministrit Rama

Një përplasje e fortë virtuale ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku moderatorja dhe opinionistja e njohur, Einxhel Shkira, ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në Instagram Story ndaj deklaratave dhe ironive të Kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e saj të parë, Einxhel ka shpërndarë një qëndrim të Ramës lidhur me protestat dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia e Veriut, duke e akuzuar kreun e qeverisë për hipokrizi kombëtare:

“Çfarë hipokrizie t’u thoshësh bashkëkombësve të tu se nuk përkasin në Shqipëri, sepse ky shtet na qenka i joti dhe ata përkasin diku tjetër… nga i njëjti që sa herë dikush prej tyre ka arritje ndërkombëtare, vrapon i pari të marrësh një copëz nga suksesi i tyre, duke u krenuar met SHQIPTARËT e tu, thua se ke pasur ndonjë kontribut në ato arritjet e tyre! Ndërsa sot, që kanë ardhur në një tokë që i takon sa ty edhe atyre, na qenkan të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi… Po, po, janë prej andej nga ku gjithmonë kanë qenë, prej aty nga ku gjithmonë janë ngritur për të ardhur t’i çlirojnë këto toka prej okupatorit e shfarosësit! Në tokat ku të parët e tyre kanë derdhur gjak që të jetojnë të lirë… e ata e dinë shumë mirë çfarë u takon nga kjo tokë! Po TI?? Cili mendon se je në këtë rast?? Okupatori apo shfarosësi?!”

READ MORE  Policia ‘blindon’ Shqiperine, raportohet se brenda 24 oreve

Përplasja ka vijuar edhe më tej, ku në një tjetër postim Einxhel ka reaguar drejtpërdrejt ndaj një videoje ku Rama ironizonte tubimet me shprehjen “Pickup lines për të njohur dashurinë e jetës në protestë”. Ajo i është drejtuar kryeministrit me tone mjaft kritike, duke vënë në dukje se sjellja e tij nuk i hije shefit të qeverisë:

“Ja po ta shpërndajmë që të marrësh edhe ti ca shikime. Por sidoqoftë me shpresën që ka këtej rrotull ndonjë zar patronazhist që e lexon dhe të thotë nja dy këshilla falas! Si fillim, gjithçka po bën nuk të ka hije si burrë shteti që ke marrë 800 mijë vota; po përpëlitesh aq rëndë sa edhe pak mbase do t’u dhimbesh njerëzve. Mirë populli që s’të llogarit më si kryeministër të tyre, por me duket as ti veten si të tillë! Më mirë të ikje me nder sesa të katandiseshe kështu.”

Më tej, opinionistja u ndal te strategjia e sulmeve dhe ironive të kryeministrit ndaj influencerave, duke deklaruar prerë se ky komunitet është tashmë imun ndaj gjuhës dhe qasjes së tij bullizuese:

READ MORE  Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po trondit Edi Ramën dhe Sali Berishën, kërkon të

“Së dyti (po ta them që mos të lodhesh t’u bësh stalk të gjithëve), kjo strategjia e intimidimit nëpërmjet bullizimit e ofendimit të ‘influencer-ave’ nuk do të funksionojë! Sepse ajo që ti ndoshta nuk di, është se ata/ne të gjitha këto gjëra i kemi aq të zakonshme sa na duket sikur na thonë ‘Të dua’ kur na shajnë. Pra, jemi totalisht imunë ndaj çdo lloj forme bullizimi.”

Në mbyllje të reagimit të saj, Einxhel i bëri thirrje kryeministrit që të gjejë një rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, pasi sipas saj, kjo lëvizje nuk po i funksionon më përballë personave që nuk kanë varësi nga pushteti:

“E di që është e vetmja kartë që mendoje se kishe në dorë, duke qenë se ne nuk varremi nga ty, por mendohu më gjatë dhe hajde me diçka tjetër, nëse ka, që të ndihmon të dalësh nga kjo mesele apo t’i ndalësh këtë që e nise vetë ti.”

Me këtë reagim mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, Einxhel Shkira është rreshtuar hapur kundër qasjes së fundit të kryeministrit në platformat sociale, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit në rrjet.

Published inNewsShowbiz