Skip to content

Rritet presioni për kryeministrin Rama: Ja çfarë shkruan gazeta amerikane FOX news

Protestat që po zhvillohen prej javësh në Shqipëri kanë tërhequr tashmë edhe vëmendjen e medias amerikane FOX News, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimeve të fundit politike në vend.

Sipas raportimit, qeveria e kryeministrit Edi Rama po përballet me presion në rritje, ndërsa protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, por edhe largimin e figurave kryesore të klasës politike shqiptare, të cilat i konsiderojnë përgjegjëse për problemet e akumuluara ndër vite.

Në artikull përmendet se një nga çështjet që ka nxitur reagimin qytetar lidhet me projektet e mëdha turistike të planifikuara në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit, investime që sipas raportimit lidhen me investitorë amerikanë dhe që kanë shkaktuar debat për ndikimin e mundshëm në mjedis.

READ MORE  “Tirana digjet, Rama krihet”/ Pankartat ‘pikante’ që dominuan në protestën kundër qeverisë

FOX News citon ish-ambasadorin shqiptar në SHBA dhe OKB, Agim Nesho, i cili thekson se protestat nuk janë kundër investitorëve të huaj, por kundër mënyrës se si është qeverisur vendi.

“Investitorët po sjellin miliarda dollarë në Shqipëri, duke krijuar vende pune dhe mundësi për të rinjtë. Problemi nuk janë investitorët, por mënyra se si është menaxhuar vendi nga qeveria aktuale”, është shprehur ai.

Në artikull përfshihen edhe deklaratat e gazetarit Eric Czuleger, i cili ka ndjekur nga afër protestat dhe ka komentuar reagimin e institucioneve ndaj demonstruesve.

Ndërkohë, qeveria shqiptare ka mbrojtur projektet në fjalë, duke deklaruar se ato do t’i nënshtrohen të gjitha procedurave ligjore dhe vlerësimeve mjedisore, ndërsa ka mohuar pretendimet se zonat e mbrojtura po sakrifikohen për interesa investimesh.

READ MORE  Ky është 7 vjeçari që mbeti viktimë i aksidentit, çfarë po i ndodh tani Petro Bozos që e përplasi

Artikulli ndalet edhe te rezoluta e fundit e Parlamentit Europian, ku është kërkuar mbrojtje më e fortë e zonave natyrore dhe ndalim i ndërtimeve në territore të mbrojtura deri në vlerësimin e plotë të ndikimit të tyre.

Ndërsa protestat vijojnë në Tiranë dhe qytete të tjera, vëmendja ndërkombëtare ndaj situatës duket se po rritet. Sipas FOX News, protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, luftë ndaj korrupsionit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja nën monitorim ndërkombëtar.

Published inNews