Skip to content

Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti Arben Kola: Ka tentativa për të dëmtuar protestën, mes nesh ka grupe të infiltruara

Një nga nismëtarët e protestës qytetare në Tiranë kundër qeverisë, Arben Kola, ka reaguar pas incidentit me flamurin izraelit, duke deklaruar se sipas tij ka persona apo grupe që tentojnë të dëmtojnë imazhin e protestës.

Në një prononcim për News24, Kola tha se lëvizja qytetare nuk ka lidhje me qëndrime fetare apo kombëtare dhe se synimi i saj është vetëm shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve.“Mes nesh ka grupe të infiltruara që përpiqen t’i japin një tjetër kuptim protestës. Kjo nuk do ta zhbëjë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi ai.Kola tha se do të bëhen publike të dhëna për personat që, sipas tij, përpiqen të dëmtojnë protestën, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të sigurisë të reagojnë për të shmangur tensionet.Lidhur me incidentin me flamurin e Izraelit, ai u distancua nga çdo veprim ndaj simboleve kombëtare të vendeve të tjera.

READ MORE  Tronditet vendi, kërcet arma, raportohet për të plagosur/ DETAJET

“Nuk jemi kundër asnjë shteti dhe nuk jemi për të cenuar flamujt e asnjë vendi, qoftë Izrael, Serbi, Greqi apo shtete të tjera. Kjo protestë nuk ka një qëllim të tillë”, u shpreh Kola.

Published inNews