Skip to content

Kritikat e forta ndaj kryeministrit Rama, Spiropali

Kritikat e forta ndaj kryeministrit Rama, Spiropali: Jam dhe do jem në PS!
Redaksia2 hours ago01 mins
Discover more

TV Shows & Programs

Stunt performance booking

Live event tickets

Action sports photography

Action sports apparel

Elisa Spirplali, ish ministre e Jashtme, aktualisht deputete e PS dhe një nga zërat më kritik në PS ndaj kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se “me rëndësi është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”.

READ MORE  E trishtë/ E majta në zi, ndërron jetë politikani i njohur

Para se Spiropali të futej në Parlament është pyetur nga gazetarët nëse ka komunikuar me kryeministrin Rama për pakënaqësitë që ajo ka artikuluar kohët e fundit.

“E rëndësishme është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Ndërsa e pyetur nëse do të marrë një vendim si kolegia Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dhe u bashkua me protestat, Spiropali u përgjigj: “Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem në PS”.

READ MORE  Lajm i fundit/ Rama i publikoi foton nga protesta, merret vendimi i RËNDË për Igballe Hudutin

Ndërsa për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali tha se në PS duhet të jenë ata që duan një Shqipëri më të mirë.

“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, tha deputetja socialiste.

Published inNews