Skip to content

Vrasja në Kavajë, autori bën kthesën e papritur në Gjykatë: Më pushkatoni! Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia …

76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

READ MORE  E FUNDIT/ Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin e njohur shqiptar

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë./Top Channel

READ MORE  Bordi i Transparencës jep lajmin e MIRË, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Published inNews