Skip to content

Përplasja e frikshme e 2 makinave, dy të plagosur nisen drejt spitalit me urgjencë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

READ MORE  “Ndodhë t’ia japë truri kryeministrit të shkojë në …”/ Arjan Curri SHTANG me deklaratën e papritur

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

Published inNews