Skip to content

“Shko q*hu”/ Media ndërkombëtare zbulon deklaratën shokuese të Edi Ramës

Protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Së fundmi, prestigjiozja britanike Financial Times i ka kushtuar një artikull të zgjeruar situatës politike në Shqipëri, protestave kundër qeverisë dhe debatit rreth projektit turistik të planifikuar në Sazan dhe Zvërnec.

Në intervistën e dhënë për gazetën britanike, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të protestuesve, të cilët e konsiderojnë përgjegjës për atë që e cilësojnë si korrupsion sistematik dhe lejimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura.

“Disa njerëz thonë se unë jam kreu i gjithë kësaj. Unë u them: ‘Shko q*huni’. Kaq e thjeshtë. Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam kumbari, është detyra e tyre të provojnë se jam”, citohet Rama nga Financial Times.

READ MORE  Protestat/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë del me deklaratën e fortë për protestuesit

Artikulli ndalet edhe te projekti multimiliardë dollarësh i lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, i cili ka qenë një nga çështjet kryesore që ka nxitur protestat e fundit. Sipas Financial Times, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e përgjegjësive politike që lidhen me zhvillimet në zonat e mbrojtura.

Në intervistë, Rama ka mbrojtur projektin dhe ka mohuar çdo lidhje mes investimeve të planifikuara dhe pretendimeve për pastrim parash apo korrupsion.

“Investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë”, është shprehur ai.

Financial Times raporton gjithashtu se protestat kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa organizatorët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

READ MORE  Shpërthen KEQ Einxhel Shkira, nuk lë gjë pa thënë ndaj kryeministrit Rama

Në artikull përmenden edhe hetimet e SPAK ndaj disa biznesmenëve të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si dhe debati i krijuar rreth shitjes së disa pronave në zonat ku parashikohen investimet turistike.

Ndërkohë, Rama ka deklaruar se Shqipëria po lufton korrupsionin më fort se kurrë më parë dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ekonomia shqiptare mbështetet në pastrimin e parave.

Artikulli i Financial Times vjen në një moment kur protestat në Tiranë vazhdojnë të mbledhin mijëra qytetarë dhe po marrin jehonë gjithnjë e më të madhe në mediat ndërkombëtare.

Published inNews