Skip to content

“Çmendet” burri lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën, do SHOKOHENI nga arsyeja (Detajet)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë Prrenjas, ku një 69-vjeçar Gani Danga, është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa në gjendje të dehur i ka marrë me forcë telefonin celular dhe më pas e ka lyer me benzinë, duke i vënë flakën.

READ MORE  E fundit! “Më jep telefonin se të q… robt”, sherr mes dy shoferëve në qendër të Tiranës

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, por rrethanat e plota po verifikohen nga organet ligjzbatuese.

Dyshohet gjithashtu se në familje ka pasur më herët raste dhune, ndërsa viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë muajve të fundit.

Pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Elbasanit dhe më pas në repartin e djegieve në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

READ MORE  Ngjarje tragjike! Zemra “tradhton” 31 vjeçarin te mbikalimi i Shkozetit, njoftoi familjen dhe ambulancën, por..

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar pas denoncimit të fqinjëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Published inNews