Skip to content

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa, një nga figurat e dashura të skenës dhe humorit në Fier.

Për shumë vite ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë me interpretimet e tij buzëqeshje dhe emocione te breza të tërë spektatorësh.

Me talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, Sotir Stefa la pas një trashëgimi të çmuar në artin dhe kulturën fierake.

READ MORE  Operacion i SPAK/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 4 të arrestuar

Kolegët dhe publiku do ta kujtojnë gjithmonë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të rralla.

Largimi i tij përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit.

Published inNews