Skip to content

I FUNDIT/ Qeveria sapo mori VENDIMIN E MADH: U shfuqizua perfundimisht …

Këshilli i Ministrave ka miratuar tre projektligje të reja që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ka vendosur përfundimin e funksionimit të Bordit të Transparencës për karburantet, raporton noa.al.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë se projektligjet janë pjesë e Kapitullit 6 të negociatave me BE-në, i cili lidhet me të drejtën e shoqërive dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për statutin e shoqërive europiane”, projektligjin “Për shoqëritë europiane të bashkëpunimit” dhe projektligjin “Për grupimet ekonomike me interes europian”.

Sipas Ibrahimajt, këto nisma ligjore krijojnë për herë të parë një kuadër të plotë rregullator të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke i dhënë mundësi bizneseve shqiptare të operojnë në kushte të njëjta me ato të vendeve anëtare të BE-së.

“Tre projektligjet janë pjesë e një pakete prej nëntë ligjesh që do të garantojnë që shoqëritë tregtare shqiptare të kenë të njëjtat kushte dhe mundësi si shoqëritë europiane”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se ligji për statutin e shoqërive europiane krijon një bazë ligjore që deri më sot nuk ka ekzistuar në Shqipëri, duke lehtësuar bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe atyre europiane. Ndërkohë, dy projektligjet e tjera rregullojnë funksionimin e shoqërive europiane të bashkëpunimit dhe grupimeve ekonomike me interes europian.

Sipas ministres, projektligjet pritet të kalojnë për miratim në Kuvend gjatë muajit korrik, në përputhje me kalendarin e dakordësuar me Bashkimin Europian.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria vendosi edhe përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, i cili u krijua për monitorimin dhe kontrollin e çmimeve të karburanteve në periudhën e luhatjeve të forta në tregjet ndërkombëtare.

Delina Ibrahimaj deklaroi se vendimi është marrë pas stabilizimit të tregut dhe rënies së çmimeve të karburanteve gjatë javëve të fundit.

“Prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur në ulje dhe tregjet ndërkombëtare janë stabilizuar. Në këto kushte është vlerësuar se nuk ka më nevojë për vazhdimin e funksionimit të Bordit të Transparencës”, tha ajo.

Sipas qeverisë, zhvillimet në tregun ndërkombëtar të hidrokarbureve dhe situata gjeopolitike kanë hyrë në një fazë më të qëndrueshme, duke krijuar kushtet për rikthimin e funksionimit normal të tregut të karburanteve në vend.

Published inNews