Skip to content

Deputetja e Shkodrës doli e pavarur në Parlament, vjen reagimi i parë nga PS! Balla

Kreu i Grpit Parlamentar të Partisë Sicialiste, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me anëtarët e këtij grupi.

Gjatë mbledhjes, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër.

Koçeku fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

READ MORE  Pas gati 1 javë protestash, Edi Rama bën veprimin që nuk e priste askush

“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.

Published inNews