Skip to content

Altin Goxhaj: Ja skenarët si pritet të ikë Edi Rama nga pushteti, nga eliminimi prej njerëzve të tij për pasurinë e

Altin Goxhaj: Ja skenarët si pritet të ikë Edi Rama nga pushteti, nga eliminimi prej njerëzve të tij për pasurinë e fshehur, arratisja drejt Izraelit, deri te fundi i dhunshëm si i diktatorëve

Avokati i njohur, Altin Goxhaj parashtron disa skenarë ekstremë për mënyrën se si, sipas tij, mund të largohet nga pushteti kryeministri Edi Rama. Në deklaratat e tij ai flet për përplasje brenda rrethit të afërt të pushtetit, interesa të mëdha financiare dhe zhvillime politike e ndërkombëtare që, sipas tij, mund të çojnë në një përmbysje të sistemit aktual në Shqipëri. Goxhaj shkon më tej duke përmendur edhe skenarë gjeopolitikë, si dhe duke iu referuar teorive politike për të mbështetur argumentet e tij mbi mënyrën se si funksionon pushteti dhe si mund të dobësohet ai.

Ja analiza e plotë e Altin Goxhajt:

“Rama ka miliarda dollarë. Mënyra më e mirë për të shpëtuar ata që kanë lekët me Ramën është ta vrasin Ramën që të shpëtojnë lekët. Sepse kur vret një njeri që ka lekët dhe i keni lekët me të, e hiqni qafe që t’ia merrni pjesën e tij. E kuptove logjikën?. E di sa metra katror apartamente ka Rama dhe toka bujqësore në Shqipëri, po s’i ka në emër të vet?Atë do ta vrasin ata që duan t’i marrin pjesën që ka Rama tek ata. Ramën do ta vrasin ata që e rrethojnë që t’i marrin lekët, se e dinë që ky do iki dhe do ja marrin lekët Ramës. Do ja marrin dhe atyre. Atëherë që të mos ja marrin atyre, do vrasin Ramën që Rama të mos jetë më problem për paratë që kanë vjedhur ata bashkë me Ramën. Të vetët do ta marrin në qafë Ramën ose ndonjë trim si Avni Rustemi. Sepse Rama në këtë moment po bërtet dhe po ulëret sepse janë shumë para në lojë. Nga njëra anë, Rama e ka krijuar një azil politik. Me ligje po flas, jo me përralla: Izrael. E dini pse? E di çfarë statusi ka Rama në Izrael? Rama është kujdestar ligjor i një judeu që është Zaho dhe sipas ligjeve të Izraelit merr azil politik dhe nuk e lëshojnë.

Problemi është te lekët. Ja, Rama shkoi në Izrael. Shqipëria fillon procedurën e rikthimit të lekëve mbrapsht, të Ramës, të pushtetit të Ramës, të zhbëjë gjërat e tjerë e tjerë. Rama është në Izrael. Problemi do kthehet në qytet diplomatik me Izraelin. “Na e dorëzo Ramën, na ka marrë lekët, na duhen lekët” dhe Izraeli do ta lëshojë. Rama do të çmontohet nga të gjitha palët. Fillimisht do çmontohet nga familja Kushner brenda dy javësh. Projekti do anulohet dhe një sezon për ne. Unë po them parashikime. Parashikimet nuk i bazoj unë me kafe duke parë fall. Parashikimet janë data që unë mas me statistika dhe me grafik të mënyrës si po reagohet: rritja e kostos perëndimore për Edi Ramën dhe për familjen Kushner. Dhe për familjen e tij të radhës, më saktë. Duhet të bëj një shpjegim të vogël dhe për publikun që ka një teori që shqiptarët nuk e bëjnë në shkolla. Quhet teoria e Robert Dahl-it mbi Poliarkinë. Kjo është një nga teoritë më të fuqishme në botë që nuk lejohet të bëhet në shkollat e Evropës. Kjo bëhet në Amerikë dhe bëhet përherë e më pak se kanë frikë nga ajo teori.

READ MORE  URGJENTE/ Kujdes para se të udhëtoni! Shteti evropian vendos rregulla të reja për hyrjen në vend

Kjo teori, e shkruar në vitin 1959 nga Robert Dahl, është përkthyer në Shqipëri në vitet ’90 nga ambasada amerikane dhe është futur si tekst, por nuk ekziston sot në tekste shkollore, nuk ekziston kjo në shkollat e shkencave politike, nuk ekziston as në librari. E kanë zhdukur këtë libër. Mua ky libër më ka shpëtuar jetën. Kur kam lexuar këtë libër ka filluar lufta me radhë dhe me Sorosin tamam, sepse isha i armatosur me mendje të zgjuar se çfarë duhet të bëj unë me këta, si të luftoj. Aty ka një formulë sekrete se si merresh me këta. Do t’ju shpjegoj formulën, është shumë e thjeshtë: sipas teorisë së Robert Dahl, sa më shumë t’ia rrisësh koston e represionit të të fuqishmit kur je i dobët, aq më shumë atij mos i leverdis të fitojë. Çfarë do të thotë? Do të thotë kur ti je i zoti t’i ngresh koston lart problemit, problemi nuk sjell më rezultat fitimi. Për shembull, të investosh 1 miliard për të fituar 100 dollarë, a ka kuptim?

Si po e fiton luftën Irani me Amerikën dhe Izraelin? Me koston e dronëve, me koston e raketave. E kanë më të lirë këta. Pra kur këta harxhojnë 2 milionë dollarë raketa Patriot për një dron 15,000 dollarë, kush fiton? 15,000 dollarëshi, apo jo? Sepse sasia e parave që harxhon kundërshtari me sasinë e parave që harxhon ti për t’u përballur me kundërshtarin bën diferencën. Dhe në kuptimin konkret në rastin tonë, kur ne ja rrisim koston ekzistencës së këtij establishmenti politik në nivel ndërkombëtar dhe lokal, vetë sistemi është vënë sepse krijohet kosto.

Rama po qelb dynjanë

Mendoje pak, dikush në banjo nuk e përdor sifonin dhe e lë aty të keqen. Kjo e keqe rritet. Rritet në erë, në qelbësillëk, në pisllëk, në zhul e të tjerë e të tjerë. Dhe sa më vonë ta lëvizësh, aq më vështirë është për ta pastruar. Më kupton logjikën? Koncepti është që në këtë moment Rama po qelb dynjanë dhe fillon me faza kjo punë. Faza e parë do të jetë që Amerika do të çmontojë projektin e Zvërnecit dhe të Sazanit në momentin që shqiptarët e kanë kthyer në një problem gjeopolitik ndërkombëtar. Pra kur shqiptarët ngrihen në revolucion, po e quaj, dhe kanë në target korrupsionin e familjes së Trump që po paguhet me ishuj dhe me Zvërnecin që të blejë Rama influencë në Washington në Shtëpinë e Bardhë – ky është projekti i Ramës në rastin konkret, në këtë moment Washingtoni, për të pastruar veten nga gjithë kjo përhapje botërore e paimagjinueshme e fundos kryeministrin. Shqipëria ka dalë si në ’97-ën kaq shumë. Por në qoftë se në ’97-ën dolën disa njerëz të parruar, të palarë, të pistë, të ndyrë me kallashnikovë, në këtë moment janë fëmijët më të bukur, gocat më të bukura në botë se jemi rracë e bukur ne.

Dhe këta fëmijë të bukur, këto goca të bukura, këta djem të bukur, kjo rracë e bukur, kjo qytetari e bukur që pastrojnë gjithmonë sheshin pasi merren me protestë. E ke vënë re? Kur u bë ndeshja me Izraelin, pisa atje, e kupton?. Kur ishte këtu te sheshi u pastrua nga vetë qytetarët, marrin shishet, gjërat në qese e të tjerë e të tjerë. Në momentin që bota sheh një popull qytetar që sipas botës po protestojnë për flamingot (sa e zgjuar është kjo gjë në një botë idiote) dhe janë kundër Trumpit, kundër Jared, kjo është lajm botëror sepse e dini influencën e mediave anti-Trump në botë. Në atë moment Amerika do përdori sifonin. Këtë piston që është bërë, këtë kapicë mullar që është bërë në Zvërnec dhe Sazan, nëpërmjet SPAK-ut dhe nëpërmjet mekanizmave të tjerë do ta çmontojnë dhe familja e Kushnerit do tërhiqet.

READ MORE  E fundit! Dikur nuk paguante dot qiranë e shtëpisë, tani 42-vjeçarja fiton 200 mijë dollarë në muaj duke SHITUR… (FOTO)

Sepse ka dy familje: familja Trump dhe familja Kushner. Ky është projekti i familjes Kushner. Është Jared Kushner, Ivanka Kushner, ma kuptove? Jo Ivanka Trump. Në momentin që familja Trump konsideron që familja Kushner po i krijon një problem familjes Trump për shkak se pozicioni i administratës amerikane kompromentohet në nivel botëror, këta do përdorin sifonin dhe familja Kushner do tërhiqet nga Zvërneci në qoftë se vazhdon kjo punë. Unë jam i bindur që do vazhdojë se shoh popullin. Në momentin që çmontohet Sazani dhe Zvërneci nga familja Kushner, këtu keni vetëm një problem: baza ushtarake në Sazan e Izraelit. Dhe këtu në këtë moment kuptohet projekti me 300,000 kolonë, projekti i marrëveshjes me Indinë për 1 milion indianë, projekti i marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Filipinet për qindra mijë filipinas.

Në momentin që konsiderohet që të gjitha tokat bujqësore do bien në duart e fermerëve, pronarëve të rinj, kolonët izraelitë që janë të pakënaqur dhe projekti sapo është bërë, marrëveshja është firmosur, do vijnë ata këtu tani. Kanë hapur dhe bankën e mashtruesve përkatës digjitale për t’u marrë me këtë gjë. Në momentin që gjithë paketa e madhe e investitorëve strategjikë do kuptohet, që blerësit më të mëdhenj të trojeve shqiptare, të pronave të shqiptarëve janë izraelitët apo shtetas të ndryshëm evropianë me origjinë hebre, pra çifutët që themi ne. Në atë moment lufta vazhdon për të çliruar Shqipërinë nga pushtimi dhe në atë moment ti do shohësh si çmontohen faza-faza. Dhe Rama do të jetë problemi brenda muajit qershor i kujt? Edhe i Amerikës, edhe i Izraelit. Izraeli do t’i krijojë një armiqësi me një popull që nuk e do këtë armiqësi në këtë moment, se kishte tjetër projekt për Shqipërinë, dhe kjo armiqësi ia rrëzon gjithë projektin. Dhe transparenca, zgjuarsia jonë që ia bën të qartë shqiptarëve që ka një projekt të tillë – pra ju do zhdukeni nga ky vend – në këtë moment këta do ta marrin në qafë Ramën dhe Rama do të çmontohet.

Rama ka dy rrugë: o do varet me litar nga kati i dytë i Kryeministrisë si Gadafi apo Mussolini, ose do zhduket, do iki. Po në momentin që do zhduket, nuk do iki vetëm. Do iki bashkë me Sali Berishën. Pse? Se kjo turmë nuk e ka me Ramën, e ka me të gjithë sistemin. Dhe kjo turmë do të ketë demokracinë që duan. Sali Berishën le ta duan, socialistët sa të duash që e duan Edi Ramën, nuk e përballon dot masën e madhe kritike që brezit të ri i ka ardhur në majë të hundës.”.

Published inNews