Skip to content

U vetëvra me armën e shërbimit! Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI/Foto)

Efektivi i Policisë Rrugore, Indrit Sinani, është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt hetimi.

Indrit Sinani, me origjinë nga Tropoja, shërbente prej rreth 8 vitesh në radhët e Policisë Rrugore të Tiranës.

READ MORE  Pse po heshtet? / Shpërthen dita e 15-të e revoltës, marshimi drejt Rinasit që mediat po përpiqen ta fshehin! Çfarë ndodhi në mesnatë?

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e rastit.

Indrit Sinani
Published inNews