Skip to content

Politika shqiptare në ZI/ Ndahet nga jeta politikani i njohur (EMRI)

Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të diele pasi është ndarë nga jeta Zef Mardoda, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga dega e Partisë Demokratike në Vau Dejës, të cilët përmes një postimi të ndarë në faqen e tyre zyrtare të Facebook-ut bënë publike ndarjen nga jeta Mardodës.

Mardoda do të mbahet mend për kontributin e çmuar që ai dha ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të zonës, duke punuar me përkushtim, energji dhe vizion për të ardhmen.

READ MORE  Lajm i madh nga Brukseli! Zv.ministri i Drejtësisë zbulon detajet e bujshme

Përmes punës dhe angazhimit të tij, ai la gjurmë në jetën publike të Vau Dejësit dhe në kujtesën e bashkëpunëtorëve e qytetarëve që e njohën nga afër.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe vajza e tij Daniela e cila përbri fotos së Zef Mardodës shkruan: Po të presin lulet e parrizit baba jem.

Reagimi i vajzës së Zef Mardodës:

Sakaq mësohet se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e nesërme në orën 10 të mëngjesit.

READ MORE  I ngacmuan motrën, Mateo shpërthen dhe merr zvarrë të riun para syve të të gjithëve! (VIDEO)

Published inNews