Skip to content

I ngacmuan motrën në kafe, Mateo shpërthen dhe merr zvarrë të riun para syve të të gjithëve! (Video)

Një situatë e papritur ka vendosur Mateo Borrin në qendër të vëmendjes, pasi ish-banori i Big Brother VIP u bë pjesë e një kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni “Andale”.

Gjithçka ishte organizuar me ndihmën e motrës së tij, Kejsit, e cila pranoi të bashkëpunonte me stafin e emisionit për t’i bërë surprizën Mateos.

Sipas skenarit, ajo e telefonoi vëllain duke i treguar se një djalë po e ngacmonte dhe po e shqetësonte vazhdimisht. Menjëherë pas telefonatës, Mateo u nis drejt vendit ku ndodhej motra.

READ MORE  Tronditen familjarët, burri gjendet i vdekur në shtëpi

Sapo mbërriti dhe pa të riun pranë saj, ai reagoi menjëherë duke i kërkuar llogari dhe duke u vendosur përpara motrës për ta mbrojtur.

Pamjet tregojnë se situata u tensionua shumë shpejt, ndërsa në një moment Mateo shihet duke e kapur dhe tërhequr nga bluza personin që sipas tij po shqetësonte Kejsin.

Kur organizatorët kuptuan se situata po bëhej serioze, ata ndërhynë menjëherë dhe i treguan se gjithçka ishte pjesë e një kamere të fshehtë.

READ MORE  Tronditet vendi, tjetër plagosje, një person qëllohet me armë, policia në vendngjarje

Megjithatë, edhe pas zbulimit të së vërtetës, Mateo vazhdoi të ishte i tensionuar, duke treguar se reagimi i tij kishte qenë plotësisht spontan.

Videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar mënyrën se si ai reagoi për të mbrojtur motrën e tij.

Published inNews