Skip to content

I fundit nga Urgjenca e Traumes! Pas operacionit të vështirë, mësohet se polici i plagosur

Sipas informacionit të dhënë nga Spitali, efektivi vijon të mbahet në terapi intensive, ndërsa mjekët raportojnë stabilizim të parametrave jetësorë dhe shenja të vazhdueshme përmirësimi.

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit të Policisë nga Korça Edison Adri, i cili ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, pasi u plagos gjatë operacionit në Maliq.

Sipas informacionit të dhënë nga Spitali, efektivi vijon të mbahet në terapi intensive, ndërsa mjekët raportojnë stabilizim të parametrave jetësorë dhe shenja të vazhdueshme përmirësimi.

“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.

Efektivi i Policisë, Edison Adri, mbeti i plagosur gjatë operacionit të zhvilluar në Lozhan të Maliqit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Gjatë aksionit, Braçellari hapi zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vrarë efektivin e “Shqiponjave”, Enea Mekolli.

Operacioni ne Maliq

Rreth orës 07:30 tw sw enjtes, forcat e policisë rrethuan një stan në zonën malore të Lozhanit, ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari Violand Braçellari. Sipas policisë, ai ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa më herët ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes i është bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk iu bind urdhrave dhe hapi zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e të shtënave, humbi jetën në krye të detyrës inspektori Enea Mekolli pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Korçë. Gjithashtu mbeti i plagosur inspektori Edisan Adri 36 vjeç, gjithashtu pjesë e së njëjtës strukturë policore.

Forcat e policisë iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke neutralizuar autorin e dyshuar, i cili mbeti i plagosur dhe u arrestua në vendngjarje.

Në ndihmë të të plagosurve është angazhuar edhe një helikopter i shërbimit shëndetësor për transportimin e tyre drejt një qendre të specializuar mjekësore.

Published inNews

Comments are closed.