Skip to content

Të shkosh në Shkodër duhet të jesh boss! Koncensioni Milot-Balldren! Ja sa lekë do paguajnë shqiptarët për të vajtur në Shkodër

Sipas dokumenteve të tenderit, vlera totale e parashikuar e koncesionit Milot–Balldren është 364,732,924 euro pa TVSH për 35 vite. Me kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot, 1 euro = 95.24 lekë, kjo del rreth:

34.7 miliardë lekë pa TVSH

ose afërsisht 41.7 miliardë lekë me TVSH.

Fitues është raportuar sot Salillari Group.

Për tollat/pagesën e kalimit, dokumentet dhe raportimet mbi planin e biznesit japin këtë logjikë:

Tarifa bazë: 0.12 euro/km.

Për rreth 17 km, një autoveturë del 2.04 euro pa TVSH.

Me TVSH 20%, del rreth 2.45 euro, pra afërsisht 233 lekë për një kalim.

E rrumbullakosur në raportime: rreth 2.5 euro, pra 238 lekë për kalim.

Për gjithë periudhën 35-vjeçare, raportimet mbi planin e biznesit thonë se nga tarifat e kalimit koncesionari pritet të arkëtojë rreth 1 miliard euro, që me kursin e sotëm është afërsisht:

95.2 miliardë lekë nga tollat.

Ka edhe një shifër tjetër të raportuar: 799.4 milionë euro të ardhura nga tarifat, që del rreth 76.1 miliardë lekë. Pra, për ta thënë pastër: kontrata parashikohet 34.7 mld lekë pa TVSH, ndërsa nga tollat gjatë 35 viteve flitet për rreth 76–95 mld lekë arkëtime, sipas mënyrës si lexohen/raportohen dokumentet dhe plani i biznesit.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet…

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian, do të realizohet nga kompania Salillari, e cila u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e aksit Milot-Balldren. Në këtë mënyrë një nga segmentet rrugore ku kilometri do të kushtojë 21.4 milionë euro pa tvsh i besohet një prej kompanive të ‘preferuara’ të Kryeministrit Edi Rama.

“Shpallja e fituesit bën të mundur që më në fund të nisë realizimi i kësaj vepre infrastrukturore, e cila do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe lidhjen e zonave veriore me pjesën tjetër të vendit”, u shpreh ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili dha njoftimin për shpalljen e kompanisë fituese.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.

“Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre”, thuhej në dokumentin e MIE për shpalljen e tenderit

Ministri Karakaçi tha se përzgjedhja e kompanisë fituese nuk ka qenë e lehtë, pasi disa përpjekje të mëparshme për realizimin e projektit nuk kanë rezultuar të suksesshme. Ai tha se institucionet do të angazhohen për nisjen sa më të shpejtë të punimeve, me synim përfundimin e projektit sipas afateve të parashikuara.

Referuar dokumenteve zyrtare të shpalljes së tenderit, segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistuesr ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.

“Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.

Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente”, thuhet në dokumentat e shpalljes së tenderit.

Autostrada pritet të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt Lezhës, Shkodrës dhe Malit të Zi, të rrisë sigurinë rrugore dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të zonës. Sipas planifikimeve të qeverisë, Milot–Balldren është një nga hallkat kryesore për përfundimin e Korridorit Blu, një projekt që synon të transformojë lidhjet rrugore të Shqipërisë me rajonin dhe Bashkimin Europian. /Pamfleti/

Published inNews

Comments are closed.