Skip to content

‘Pemës po i fiken dritat’ Pirro Çako përlot të gjithë, ja si ia zbuloi e ëma që kishte ardhë momenti të vdiste: Më tha që

I ftuar në “Podkastro” me Kastro Zizion në Vizion Plus, Pirro Çako ka bërë një rrëfim të ndjerë për të ëmën, Luiza Çakon, e cila u nda nga jeta në shtator të këtij viti.

Gjatë zbërthimit të tekstit të këngës që Pirro i dedikoi, të titulluar “Nënë, më mungon”, ai u ndal te vargu “dritat e pemës s’ka kush mi ndriçon”, simbolika pas së cilës është tejet prekëse:“I kisha blerë një pemë jete, e mbante gjithmonë afër te koka dhe kishte 5 vjet. [Mamaja] Ka pasur gjithmonë probleme shëndetësore dhe unë përpiqesha në spital, e gjëra, dhe i kisha blerë pemën dhe sikur po i ecte. Sikur e ruante Zoti, ajo pema e jetës.”
Më tej, ai tregoi lidhjen e zgjuar që bëri e ëma me gjendjen e saj shëndetësore dhe dritat e pemës së jetës:

READ MORE  Pas heshtjes, reagon Mateo: “Kohët e fundit nuk kam qenë mirë.” Mesazhi i tij prek fansat (Foto)

“Për herë të parë, pas 5 vjetësh, më thotë ‘O bir, kjo pema, se po e shikoj, sikur i janë fikur dritat. Kanë ngelur shumë pak ndezur.’ Dhe unë ngela për një moment, se e kapa mesazhin, çfarë donte të më thonte ajo dhe pata një drithërimë. Dhe u afrova dhe kishte të drejtë, kishin mbetur vetëm 20% të dritave, ishin djegur nga pak.”

Në fund, Pirro përmbylli:

READ MORE  Nuk kanë fund të papriturat për Sidorela Gjonin, ja çfarë i ndodhi këtë herë

“Pas një jave ndodhi, iku shumë shpejt dhe automatikisht kur isha në piano m’u kujtua kjo. Thashë tani që ajo s’është më, s’ka kush të m’i ndezë dritat e bredhit. Ia mbanim njëri-tjetrit ndezur dhe ato u fikën një herë e përgjithmonë, sigurisht për mua dhe për të.”

Published inShowbiz