Skip to content

Nga Franca drejt Anglisë me jaht! Arrestohen në mes të detit 3 shqiptarët, zbulohet shifra që paguan emigrantët!

Pesë persona kanë përfunduar në pranga në jug të Anglisë, mes tyre tre shtetas shqiptarë, pasi autoritetet britanike ndaluan një jaht që dyshohet se po transportonte emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britani (NCA), operacioni u zhvillua mbrëmjen e 25 majit, menjëherë pasi jahti mbërriti në marinën e Chichester në West Sussex.Oficerët e Forcës Kufitare ndërhynë sapo mjeti lundrues ankoroi, ndërsa në bord u gjetën shtatë shtetas shqiptarë që dyshohet se po hynin ilegalisht në territorin britanik.Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42-vjeçar dhe një shqiptar 25-vjeçar, u arrestuan nën dyshimin për “lehtësim të emigracionit të paligjshëm”.

Autoritetet arrestuan edhe tre persona të tjerë, një britanik 38 vjeç dhe dy shqiptarë të moshave 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin.Sipas autoriteteve britanike, tre prej të arrestuarve janë lënë të lirë me kusht në pritje të hetimeve, ndërsa dy shqiptarët, 25 dhe 32 vjeç, vijojnë të mbahen në paraburgim për shkelje të ligjeve të emigracionit.

“Shtatë personat e gjetur në jaht do t’u nënshtrohen procedurave të emigracionit”, thanë autoritetet britanike.

Komandanti i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, deklaroi se “lufta kundër krimit të organizuar të emigracionit mbetet një prioritet kryesor”, ndërsa ministri britanik për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, theksoi se autoritetet do të përdorin “çdo kompetencë për të goditur rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë”.

Published inNews