Skip to content

E rëndë në Itali, babai godet dy herë me thikë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vrasë veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai i tij.

Siç bëjnë me dije mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje në familje, me tehun e thikës që depërtoi në mushkëritë e të miturit.Pasi e kishte goditur të birin me thikë, burri më pas u përpoq t’i merrte jetën vetes duke e qëlluar veten në fyt dhe në fytyrë me thikë.Nëna e 12-vjeçarit thuhet se është plagosur gjithashtu në dorë.

READ MORE  Meteorologët: Nga nesër bëhuni gati pasi që në mëngjes do të ...

Babai dhe djali u shtruan në Spitalin Veçhio Pellegrini në gjendje kritike.

Published inNews