Skip to content

Aksidenti tragjik me vdekjen e 7-vjeçarit në Elbasan, përcillet mes lotëve dhe dhimbjes në banesën e fundit i mituri! Arrestohet regjisori Petri Bozo

Dhimbje dhe lot, kjo është panorama e zymtë që mbizotëron në familjen Samurri, një ditë pas vdekjes së të voglit të tyre Algit Samurri. I mituri u përcoll në banesën e fundit paraditen e kësaj të marte.

7-vjeçari ndërroi jetë pasi u përplas nga makina që drejtohej nga regjisori Petri Bozo në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël. Ky i fundit është arrestuar nga Policia.

READ MORE  A larm në Ngushticën e Hormuzit

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 7-vjeçari po kalonte rrugën bashkë me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Në dëshminë e tij para uniformave blu, Bozo citohet të ketë thënë se nuk ka qenë me shpejtësi.Ndërkohë banorët shprehen për mediat se shoferët duhen të respektojnë sinjalistikat. Për shkak edhe të aksidenteve të regjistruar edhe më parë në këtë aks, ata e cilësojnë si ‘rruga e vdekjes’.”Jemi shumë të shqetësuar, kjo është rruga e vdekjes. Duhen të respektohen sinjalistikat”, tha një banor.

READ MORE  Arjan Curri: Rama po vdes për këtë protestë, ai nuk do të mbarojë sepse do që ...

“Është një tragjedi e madhe. Këtu kanë vdekur edhe të tjerë edhe më parë”, u shpreh një tjetër.

Published inNews