Kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të pranisë së tij në SPAK, ndërsa burime pranë hetimit nuk kanë dhënë detaje mbi natyrën e kësaj paraqitjeje.
Nuk dihet nëse Tafa është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, dëshmitarit apo në një status tjetër procedural.
Lëvizja vjen pak kohë pasi ai mori drejtimin e AKSHI-t, një institucion kyç për zhvillimet digjitale dhe menaxhimin e sistemeve elektronike në administratën publike.
Tafa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, njeri i besuar i kryeministrit Rama, që ka menaxhuar miliona lekë në këtë institucion.
