Debatet dhe përplasjet e vazhdueshme në “Ferma VIP” ndaj Mimoza Ahmetit kanë nxitur reagime edhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi, ka ardhur një reagim publik nga Akili, i cili përmes rrjeteve sociale ka dalë hapur në mbështetje të saj. Në një postim në Instagram, ai ka shpërndarë një meme ku shfaqet Mimoza Ahmeti, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë në favor të saj.
Krahas repostimit, Akili ka shtuar edhe një koment personal, që nuk lë shumë vend për interpretim: “@mimozaahmeti_official Moza e zëmres t’ka ra me u marr me fmij të llastum”.
Ndërkohë, situatat e tensionuara në Ferma VIP vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, duke sjellë reagime të shumta si nga publiku, ashtu edhe nga figura të njohura.

