Skip to content

Me duart mbi kokë DALIN PAMJET e autorit në Durrës, e pabesueshme çfarë bëri në gjykatë

Me duart mbi kokë dhe kokën ulur, kështu është paraqitur këtë të martë autori i aksidentit tragjik në Durrës, i cili u preu jetën në mes dy engjëjve, Kleis Nikollit dhe Enea Muçajt, dy të miturve që në momentin kur u morën para nga automjeti i Nikoll Radaçit ndodheshin duke luajtur në lagjen e tyre, ashtu siç bënin çdo ditë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, 57-vjeçari, i cili ka dalë sot para togave të zeza, është shfaqur i penduar për ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa mbeti i plagosur edhe një tjetër fëmijë 8-vjeçar, Arbori.

READ MORE  Ngjarje e frikshme/ Persona të maskuar i thyen këmbët dhe i prenë veshin, ish-kryetarit i PD-së (FOTO)

https://www.instagram.com/newsbomb_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c7caf5c4-5959-4688-8e25-d6536c22fab0

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Radaçi, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi skëterrë.

Si pasojë e goditjes fatale, Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Kleis Nikolli, ndërruan jetë në vend, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç, arriti të mbijetojë por aktualisht dodhet në Sptialin e Traumës duke marrë ndihmë ne nevojshme mjekësore.

READ MORE  NGA TIKTOK-U NË GJYKATË / Kleviol Ahmeti paraqitet me urgjencë në GJKKO. Zbardhen prapaskenat e përplasjes së bujshme me Noizyn!

Sipas të dhënave, rezulton se drejtuesi i mjetit kishte pasur edhe më herët probleme me shkeljet rrugore. Katër vite më parë, atij i ishte pezulluar patenta vetëm për një muaj për tejkalim shpejtësie, ndonëse sipas Kodit Rrugor masa duhej të ishte të paktën tetë muaj.

https://www.instagram.com/newsbomb_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f129df64-adb4-43bb-9543-780e62a506e4

Published inNews