Skip to content

“Gjermani, vdes në spital i burgosuri gjerman i sulmuar nga një shqiptar – Prokuroria ngre akuza të reja”

Një ngjarje e rëndë që nisi si një përplasje e dhunshme brenda mureve të burgut në Regensburg, ka marrë sot përmasat e një tragjedie. Një i burgosur gjerman 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, saktësisht 18 muaj pasi u sulmua barbarisht në qelinë e tij nga një bashkëvuajtës shqiptar. Ndërsa mjekët luftuan gjatë për ta mbajtur në jetë, prokuroria tashmë ka nisur procedurat për të ndryshuar akuzën ndaj 43-vjeçarit shqiptar në ‘vrasje’.

Sulmi ndodhi në dhjetor të vitit 2024 brenda dhomës së paraburgimit në Regensburg. Viktima u gjet i plagosur rëndë nga të burgosurit e tjerë të cilët njoftuan gardianët.Gjendja Shëndetësore: Që nga dita e sulmit, 46-vjeçari nuk u largua kurrë nga spitali, duke ndërruar jetë më 2 maj 2026.Prokuroria e Regensburgut po pret ekspertizën mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse vdekja erdhi direkt si pasojë e sulmit të shqiptarit, gjë që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.

Published inNews

Comments are closed.